Han Zheng u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Guterres
Zëvendëspresidenti i Kinës, Han Zheng, u takua dje në Nju Jork me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, në kuadër të Sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Zëvendëspresidenti i Kinës, Han Zheng, u takua dje në Nju Jork me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, në kuadër të Sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Gjatë takimit, Han kujtoi se këtë vit shënohet 55-vjetori i njohjes së Republikës Popullore të Kinës si përfaqësuesja e vetme legjitime e Kinës në OKB. Duke theksuar se Kina ka qëndruar e përkushtuar ndaj multilateralizmit të mirëfilltë gjatë 55 viteve të fundit, Han tha se vendi mbështet rolin qendror të OKB-së në çështjet ndërkombëtare.
Duke vënë në dukje se ruajtja e multilateralizmit dhe përmirësimi i sistemit të qeverisjes globale përmes reformave janë bërë një pritshmëri e përbashkët e komunitetit ndërkombëtar, Han deklaroi se Kina do të vazhdojë të luajë rolin që i takon si një fuqi e madhe e përgjegjshme.
Han tha se Kina do të vazhdojë të forcojë harmonizimin mes qasjeve dhe nismave të saj dhe agjendës së OKB-së, si dhe do të ofrojë mundësi të reja për zhvillimin botëror përmes përparimeve të reja në modernizimin e stilit kinez.
Guterres, nga ana e tij, falënderoi Kinën për mbështetjen e fuqishme ndaj punës së OKB-së. Duke theksuar se Kina luan një rol të rëndësishëm në avancimin e agjendës së OKB-së dhe jep kontribute të rëndësishme në zhvillimin global, Guterres tha se janë të gatshëm të thellojnë më tej bashkëpunimin me Kinën për të mbrojtur interesat e përbashkëta të komunitetit ndërkombëtar.
Në kuadër të kontakteve të tij në Nju Jork, Han Zheng mori pjesë gjithashtu në dialogun e nivelit të lartë të organizuar nga Kina me rastin e 5-vjetorit të Nismës për Zhvillim Global.
Në fjalimin e tij atje, Han tha se Kina është e gatshme të punojë me të gjitha palët për zbatimin më gjithëpërfshirës dhe konkret të Nismës për Zhvillim Global, që popujt e të gjitha vendeve të përfitojnë nga rezultatet e zhvillimit dhe që të çohet përpara ndërtimi i një komuniteti me të ardhme të përbashkët për njerëzimin.
Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e OKB-së Amina J. Mohammed, Kryeministri i Pakistanit Shehbaz Sharif, Zëvendëspresidenti i Maldiveve Hussain Mohamed Latheef, si dhe Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Laosit Thongsavanh Phomvihane mbajtën gjithashtu fjalime në dialog.
Në takim morën pjesë zyrtarë të nivelit ministror nga më shumë se 30 vende, si dhe mbi 300 përfaqësues nga më shumë se 60 vende dhe mbi 20 organizata ndërkombëtare.
Han Zheng u takua gjithashtu me Presidentin e Sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Khalilur Rahman. Duke deklaruar se Kina mbështet përcaktimin e zhvillimit të qëndrueshëm si një nga prioritetet e punës së kësaj sesioni të Asamblesë së Përgjithshme, Han bëri thirrje që pritshmëritë e popujve të botës të përmbushen përmes rezultateve konkrete në zhvillim.
Albania News Agency Albania News Agency