Irani reagon ndaj planit të SHBA-së për bllokadë detare
Irani paralajmëroi se do të japë një “përgjigje të ashpër” ndaj një sulmi të mundshëm të ri, pas raportimeve se Presidenti i SHBA-së Donald Trump po përgatit një bllokadë detare afatgjatë kundër vendit.
Sipas CCTV dhe mediave ndërkombëtare, Trump po shqyrton bllokimin e hyrjeve dhe daljeve të porteve për të ushtruar presion mbi ekonominë dhe eksportet e naftës së Iranit. Bllokada vlerësohet si “me rrezik të lartë”, por më pak e rrezikshme krahasuar me opsionet e tjera, me synim detyrimin e Teheranit për të bërë lëshime në programin e tij bërthamor.
Zëdhënësja e qeverisë iraniane, Fatemeh Mohajerani, deklaroi se autoritetet në Teheran kanë përfunduar “të gjitha përgatitjet e nevojshme” për një bllokadë të mundshme detare nga SHBA.
Ferdosipour gjithashtu përsëriti se Ngushtica e Hormuzit është e mbyllur vetëm për anijet e lidhura me Izraelin dhe SHBA-në dhe theksoi se Irani ka të drejtë të menaxhojë sigurinë në këtë zonë.
Sipas të dhënave të Konferencës së OKB-së për Tregtinë dhe Zhvillimin, numri i anijeve që kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit ka rënë me 95,3% që nga 27 shkurti. Ky zhvillim ka çuar në një rritje prej rreth 6% të çmimeve globale të ushqimeve dhe rreth 50% të çmimeve të naftës bruto në tregjet evropiane.
Albania News Agency Albania News Agency