Deniz polisinden Adalar çevresinde 'deniz taksi' denetimi

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Izraelit, Marmorstein, dënoi vendimin e Dhomës së Apelit të GJPN-së që refuzon të drejtën e Izraelit për njoftim paraprak.

Marmorstein theksoi se vendimi u mor me një shumicë të ngushtë dhe se bie ndesh me parimin e komplementaritetit, veçanërisht për shtetet demokratike me sisteme gjyqësore të pavarura dhe të forta.

Ai shtoi se ky vendim është një shembull i politizimit të GJPN-së dhe i mungesës së ndjeshmërisë ndaj të drejtave sovrane të shteteve që nuk janë palë në gjykatë, duke theksuar se gjykata ka neglizhuar edhe detyrimet e saj që rrjedhin nga Statuti i Romës, gjë që përbën “politikë të ushtruar nën petkun e së drejtës ndërkombëtare”.

Albania News Agency Albania News Agency

 

facebook sharing button Facebook
twitter sharing button Tweeter
whatsapp sharing button Whatsapp