Deniz polisinden Adalar çevresinde 'deniz taksi' denetimi

Kallas theksoi se që nga fillimi i luftës nga Rusia, në Detin Baltik po vërehet një model i hapur dhe sistematik i ndërprerjeve dhe sabotazhit.

Duke vënë në dukje se infrastruktura kritike e Evropës vazhdon të jetë nën rrezik të lartë sabotazhi, Kallas tha: “Falënderoj Finlandën për ndërhyrjen e shpejtë dhe vendimtare lidhur me ndalimin e anijes dhe ekuipazhit të dyshuar për dëmtimin e kabllove nënujore dje”.

Kallas deklaroi se Evropa mbetet në gjendje gatishmërie ndërsa hetimet vazhdojnë, duke shtuar:

“Po veprohet në kontakt të ngushtë dhe koordinim me autoritetet e Finlandës dhe Estonisë. Bashkimi Evropian do të vazhdojë me vendosmëri të forcojë mbrojtjen e infrastrukturës së tij kritike, përfshirë investimet në kabllo të reja, forcimin e kapaciteteve të mbikëqyrjes dhe monitorimit, rritjen e mundësive të riparimit dhe marrjen e masave të nevojshme kundër ‘flotës hije’ të Moskës, e cila shërben edhe si platformë për sulme hibride”.

Albania News Agency Albania News Agency

 

facebook sharing button Facebook
twitter sharing button Tweeter
whatsapp sharing button Whatsapp