Deniz polisinden Adalar çevresinde 'deniz taksi' denetimi

Ministria e Jashtme e Katarit dënoi bastisjet e vazhdueshme të kolonëve ndaj Xhamisë Al-Aksa.

Në deklaratën e ministrisë u theksua se bastisja e fundit u krye nën mbrojtjen e forcave pushtuese izraelite dhe veprimet u cilësuan si “shkelje e qartë e së drejtës ndërkombëtare dhe së drejtës ndërkombëtare humanitare”.

Në deklaratë u theksua se Xhamia Al-Aksa është një vend adhurimi ekskluzivisht për myslimanët dhe se hapat e njëanshëm që synojnë ndryshimin e status quo-së historike dhe ligjore në Jerusalem dhe në vendet e shenjta janë të pavlefshëm sipas së drejtës ndërkombëtare.

Ministria e Jashtme e Katarit paralajmëroi se shkeljet mund të rrisin tensionet në rajon dhe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndalojë shkeljet e Izraelit ndaj popullit palestinez dhe vendeve të shenjta.

Ministria ritheksoi gjithashtu mbështetjen e saj për të drejtën e popullit palestinez për të krijuar një shtet të pavarur brenda kufijve të vitit 1967, me Jerusalemin Lindor si kryeqytet.

Albania News Agency Albania News Agency

 

facebook sharing button Facebook
twitter sharing button Tweeter
whatsapp sharing button Whatsapp