Deniz polisinden Adalar çevresinde 'deniz taksi' denetimi

Macron tha se në Francë çdo ditë më shumë se tre gra bëhen viktima të feminicidit ose tentativës për vrasje, duke shtuar: “Çdo ditë ka frikë, presion dhe dhunë. Çdo ditë jeta shkatërrohet, fatet copëtohen, fëmijët rriten në heshtje dhe lot.”

Ai kujtoi se që nga viti 2017 barazia mes grave dhe burrave ka qenë “Kauza e Madhe Kombëtare” e të dy mandateve të tij. Macron theksoi se po bëhet gjithçka për t’i dhënë fund dhunës — vija telefonike 39 19 është e hapur 24 orë në ditë dhe policët, xhandarët dhe hetuesit janë trajnuar për këtë çështje.

Ai shtoi se për gratë në rrezik përdoren telefona të posaçëm dhe byzylykë mbrojtës, siguroren ambiente të posaçme strehimi dhe ndihmë emergjente. Gjithashtu, pranë çdo gjykate funksionojnë qendra të specializuara dhe është krijuar një bazë të dhënash kombëtare për parandalimin e dhunës në familje.

Presidenti theksoi se sa kohë që në Francë edhe një grua e vetme bëhet viktimë e dhunës, ata nuk do të heqin dorë nga përpjekjet: “Do të luftojmë për të mbështetur më mirë viktimat, sidomos në momentet e ndarjes, për të monitoruar më mirë autorët e dhunës dhe për të parandaluar përsëritjen e rasteve.”

Ai e përfundoi fjalimin me fjalët: “Këtë ua kemi borxh të gjitha grave që nuk mund të flasin më. Do të veprojmë deri në thyerjen e fundit të heshtjes.”

Albania News Agency Albania News Agency

 

facebook sharing button Facebook
twitter sharing button Tweeter
whatsapp sharing button Whatsapp