Deniz polisinden Adalar çevresinde 'deniz taksi' denetimi

Presidenti Macron deklaroi se së bashku me partnerët evropianë dhe ata të G7-ës, mirëpresin përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për të arritur paqe në Ukrainë.

Ai tha se kjo tregon vetëm një gjë – të gjithë përveç Rusisë duan paqe dhe shtoi:

“Rusia vazhdon me këmbëngulje të bombardojë Ukrainën. Drafti prej 28 pikash duhet të forcohet: Asnjë kufi nuk mund të ndryshohet me forcë dhe Ukraina nuk duhet të lihet kurrë e pambrojtur. Çdo vendim që lidhet me Bashkimin Evropian ose NATO-n duhet të miratohet nga anëtarët përkatës.”

Macron theksoi se do të vazhdojnë koordinimin e ngushtë me Kievin dhe Uashingtonin: “Mbështetja jonë e përbashkët për Ukrainën është jetike. Është në rrezik siguria dhe liria e gjithë Evropës.”

Albania News Agency Albania News Agency

 

facebook sharing button Facebook
twitter sharing button Tweeter
whatsapp sharing button Whatsapp