Deniz polisinden Adalar çevresinde 'deniz taksi' denetimi

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, u takua me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Shtetit për Çështjet e Mbrojtjes të Katarit, Sheikh Saud bin Abdulrahman bin Hassan bin Ali Al Thani.

Mucunski njoftoi se gjatë takimit në Doha u shqyrtuan mundësitë për zhvillimin e bashkëpunimit në fushat e mbrojtjes dhe sigurisë mbi bazën e partneritetit të fortë ndërmjet dy vendeve. Gjithashtu u diskutuan zhvillimet në mjedisin rajonal dhe global të sigurisë dhe rëndësia e koordinimit të ngushtë kundër kërcënimeve të përbashkëta.

Mucunski theksoi kontributin e Maqedonisë së Veriut si aleate e NATO-s dhe shprehu kënaqësinë për partneritetin e Katarit me NATO-n në mbështetje të paqes dhe stabilitetit.

Albania News Agency Albania News Agency

 

facebook sharing button Facebook
twitter sharing button Tweeter
whatsapp sharing button Whatsapp