Deniz polisinden Adalar çevresinde 'deniz taksi' denetimi

Sipas katër diplomatëve të NATO-s, megjithëse një marrëveshje mbetet ende një objektiv i paqartë, disa aleatë pretendojnë se kanë “vija të kuqe” për të cilat duan të konsultohen. Kjo lidhet me anëtarësimin e Kievit në aleancë, vendosjen e trupave dhe armëve në territorin e aleatëve dhe respektimin e së drejtës ndërkombëtare.

Ministrja e Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen, në një intervistë për POLITICO tha: “Në fund të fundit, është NATO ajo që vendos për çështjet e saj. Tani ne po i përcaktojmë ‘vijat e kuqe’ së bashku me partnerët dhe aleatët tanë.”

Kjo lëvizje e re erdhi pasi vendet evropiane u gjetën të papërgatitura ndaj një plani paqeje të hartuar muajin e kaluar me ndërmjetësimin e SHBA-së dhe Rusisë, i cili konsiderohej gjerësisht në favor të Moskës. Që atëherë evropianët kanë paraqitur kundër-propozimet e tyre, por arritja e një marrëveshjeje mbetet e paqartë.

Ministrat e Jashtëm të NATO-s do të mblidhen të mërkurën në Bruksel, duke ofruar mundësinë e parë reale që vendet e aleancës të diskutojnë kornizën e planit të paqes. Samiti do të mbahet një ditë pas takimit të të dërguarit amerikan Steve Witkoff me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë për bisedime kyçe.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të martën: “Është me rëndësi që Shtetet e Bashkuara të udhëheqin këto përpjekje.” Megjithatë, ai theksoi se: “Çdo çështje që lidhet me NATO-n në një marrëveshje për përfundimin e luftës, natyrisht do të trajtohet veçmas me NATO-n.”

Rutte deklaroi se aktualisht nuk ka “konsensus” midis aleatëve lidhur me anëtarësimin e Ukrainës në NATO, por kujtoi se traktati themelues i vitit 1949, i cili parashikon politikën e “dyerve të hapura”, është “ende në fuqi”.

Një projekt i mëparshëm i planit kishte vendosur kushte të rrepta mbi aleancën, duke ndaluar pranimin e anëtarëve të rinj, duke kërkuar angazhimin për mosdislokimin e trupave në Ukrainë dhe duke kërkuar shtimin e një klauzole që ndalonte përgjithmonë anëtarësimin e Kievit.

Albania News Agency Albania News Agency

 

facebook sharing button Facebook
twitter sharing button Tweeter
whatsapp sharing button Whatsapp