Deniz polisinden Adalar çevresinde 'deniz taksi' denetimi

Sipas një deklarate të autoriteteve lokale, të martën u përplasën dy trena në të vetmen linjë që të çon në qytetin e lashtë inkas.

Në deklaratë thuhet se në vendngjarje u dërguan 20 autoambulanca dhe të plagosurit u transportuan në qendrat shëndetësore në qytetin e afërt Cusco.

Ambasada e SHBA-së në Peru tha se në aksident u plagosën edhe shtetas amerikanë, por policia ende nuk ka konfirmuar identitetet e personave të përfshirë.

Media lokale Peru21 raportoi se evakuimi u “pengua” për shkak të terrenit të vështirë përreth zonës së aksidentit dhe se “qindra” turistë po prisnin evakuimin në vend.

Përplasja ndodhi në shinat që lidhin Stacionin Ollantaytambo me Aguas Calientes, qyteti më i afërt me Machu Picchu. Udhëtimi mes dy stacioneve zakonisht zgjat rreth 90 minuta.

Dy trenat e përfshirë në aksident operoheshin përkatësisht nga PeruRail dhe Inca Rail.

PeruRail në një deklaratë tha: “Jemi thellësisht të pikëlluar për atë që ndodhi” dhe shtoi se stafi i saj u dha “menjëherë” ndihmën e parë drejtuesit të trenit, konduktorit dhe pasagjerëve të përfshirë.

Shkaku i aksidentit ende nuk është bërë i ditur.

Albania News Agency Albania News Agency

 

facebook sharing button Facebook
twitter sharing button Tweeter
whatsapp sharing button Whatsapp