Numri i kompanive të reja me kapital të huaj në Kinë u rrit me 7 për qind
Në Kinë, gjatë gjysmës së parë të vitit, numri i kompanive të reja me kapital të huaj u rrit me 7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në 35 mijë.
Sipas vendeve dhe rajoneve të origjinës, numri i kompanive të reja të krijuara në Kinë nga vendet pjesëmarrëse në bashkëpunimin “Një Brez, Një Rrugë” u rrit me 19,3 për qind. Numri i kompanive nga vendet arabe u rrit me 20,6 për qind, ndërsa ai i kompanive nga vendet anëtare të Bashkimit Afrikan u rrit me 42,8 për qind. Këto rritje kompensuan në mënyrë efektive ndikimin e rënies së numrit të kompanive nga SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Japonia.
Nga ana tjetër, numri i kompanive të reja nga SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Japonia ra përkatësisht me 10,7 për qind, 21,4 për qind dhe 34,9 për qind.
Sipas shpërndarjes sektoriale, numri i kompanive të reja me kapital të huaj në fushën e shëndetësisë dhe shërbimeve sociale u rrit me 27,1 për qind, në tregtinë me shumicë dhe pakicë me 11,9 për qind, ndërsa në sektorin e akomodimit dhe ushqimit e pijeve me 11,7 për qind.
Të dhënat tregojnë se tregu kinez i konsumit ruan tërheqjen e tij për investitorët e huaj dhe se në disa sektorë kjo tërheqje është forcuar edhe më tej.
Albania News Agency Albania News Agency