Deniz polisinden Adalar çevresinde 'deniz taksi' denetimi

Parlamenti Evropian u kërkoi pa kushte autoriteteve iraniane që të ndalojnë menjëherë dhunën ndaj protestuesve paqësorë, të pezullojnë të gjitha ekzekutimet dhe t’i japin fund vrasjeve dhe shtypjes së civilëve. Duke shprehur solidaritet të plotë me popullin iranian dhe lëvizjen e tij të guximshme dhe legjitime të protestës, Parlamenti dënoi ashpër përdorimin e gjerë, të qëllimshëm dhe joproporcional të forcës nga forcat e sigurisë.

Deputetët kërkuan lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë protestuesve, mbrojtësve të të drejtave të njeriut dhe gazetarëve që ndodhen aktualisht në paraburgim.

Gjithashtu, Parlamenti i bëri thirrje BE-së të veprojë pa vonesë për ta shpallur të gjithë Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike si organizatë terroriste.

Anëtarët kërkuan intensifikim të përpjekjeve diplomatike, përfshirë forcimin e pranisë së BE-së në rajon për të ofruar mbrojtje, ndihmë humanitare dhe mbështetje për individët në rrezik, duke theksuar se Irani vazhdon të mbetet kërcënimi më i madh dhe më i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin e përgjithshëm të rajonit dhe pengesa kryesore për paqen.

Në fund, Parlamenti theksoi se normalizimi i marrëdhënieve me Iranin mund të ndodhë vetëm pas lirimit pa kushte të të burgosurve politikë dhe arritjes së përparimit real drejt demokracisë dhe sundimit të ligjit. Ai mirëpriti vendimin e presidentes Roberta Metsola për të ndaluar hyrjen e përfaqësuesve të regjimit iranian në ndërtesat e Parlamentit Evropian dhe u bëri thirrje shteteve anëtare të ndjekin të njëjtën rrugë.

Albania News Agency Albania News Agency

 

facebook sharing button Facebook
twitter sharing button Tweeter
whatsapp sharing button Whatsapp