Presidenti i Sllovakisë Pellegrini lavdëroi Kinën
Presidenti i Sllovakisë, Peter Pellegrini, tha se vizita e tij në Kinë e ka impresionuar thellësisht.
Presidenti i Sllovakisë, Peter Pellegrini, tha se vizita e tij në Kinë e ka impresionuar thellësisht.
Në një intervistë për China Media Group (CMG), Pellegrini tha: «Jam shumë i impresionuar. Ndjeva një admirim të madh. Kur krahasoj Pekinin e vitit 2026 me atë që pashë gjatë vizitës sime në vitin 2015, shoh se sa i pastër, i gjelbër dhe me infrastrukturë të nivelit të lartë është bërë qyteti. Më parë e kam vizituar Kinën në vitin 2015 si Kryetar i Parlamentit Kombëtar dhe në vitin 2017 si Zëvendëskryeministër. Kjo më lejon të bëj një krahasim të drejtpërdrejtë. Kam qenë dëshmitar personal i transformimit të jashtëzakonshëm që Kina ka përjetuar gjatë dekadës së fundit. Kina që shoh sot është shumë më përpara krahasuar me dhjetë vjet më parë dhe kjo më ka lënë vërtet një përshtypje të thellë.»
