Deniz polisinden Adalar çevresinde 'deniz taksi' denetimi

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Belgjikës, Prevot, bëri të ditur se një anije e flotës hije të Rusisë u ndalua në Detin e Veriut.

Duke theksuar se këto anije “fantazmë” shkelin në mënyrë sistematike sanksionet evropiane, Prevot tha: “Çdo fuçi financon makinerinë e luftës së Rusisë. Çdo sanksion i anashkaluar zgjat vuajtjet e popullit ukrainas. Kjo është e papranueshme. Rusia duhet t’i japë fund kësaj lufte.”

Prevot theksoi se operacioni u zhvillua së bashku me vendet e G7-së, si dhe me vendet skandinave dhe baltike, dhe shtoi se forcat speciale e përmbushën misionin me profesionalizëm dhe guxim të jashtëzakonshëm.

Ai deklaroi gjithashtu se Konventa e OKB-së për të Drejtën e Detit dhe Organizata Ndërkombëtare Detare mbështesin ndërmarrjen e veprimeve kundër anijeve që veprojnë nën flamur të rremë ose pa flamur: “E drejta ndërkombëtare është në anën tonë dhe ne do ta përdorim atë deri në fund. Për sa kohë Rusia vazhdon luftën e saj agresive kundër Ukrainës, ne do të vazhdojmë të veprojmë. Sanksionet kanë kuptim vetëm nëse zbatohen. Sot i zbatuam.”

Albania News Agency Albania News Agency

 

facebook sharing button Facebook
twitter sharing button Tweeter
whatsapp sharing button Whatsapp