Deniz polisinden Adalar çevresinde 'deniz taksi' denetimi

Një sondazh i ri tregon se shumë amerikanë kanë filluar ta mbajnë presidentin Donald Trump përgjegjës për kostot e larta që ata ndjejnë pothuajse në çdo aspekt të jetës së tyre, dhe se kjo po ndryshon politikën.

Pothuajse gjysma e votuesve (46%) thonë se kostoja e jetesës në SHBA është në nivelin më të keq që kujtojnë, dhe 37% e votuesve të Trumpit në vitin 2024 ndajnë këtë mendim. Amerikanët gjithashtu thonë se kriza e strehimit të përballueshëm është përgjegjësi e Trumpit dhe 46% besojnë se “tani kjo është ekonomia e tij” dhe administrata e tij është fajtore për kostot me të cilat ata përballen.

Rezultatet e reja të sondazhit të Politico-s, të cilat përbëjnë një paralajmërim gjithnjë në rritje për republikanët para zgjedhjeve të ardhshme afatmesme, tregojnë se disa prej grupeve që i sigurojnë fitoren Trumpit vitin e kaluar po shfaqin shenja distancimi, dhe arsyeja kryesore është kostoja e lartë e jetesës.

Strategu republikan Ford O’Connell, pas zgjedhjeve në Tennessee — ku republikani Matt Van Epps mundi demokraten Aftyn Behn me 9 pikë, por mbeti nën diferencën 22-pikëshe të Trumpit në vitin 2024 — deklaroi: “Ky është një paralajmërim i vogël, por republikanët duhet ta kuptojnë: për të mbajtur Dhomën e Përfaqësuesve në vitin 2026, të gjithë do të duhet të japin maksimumin.”

Republikanët tashmë ishin të shqetësuar se si t’i bindnin votuesit me pjesëmarrje të ulët të votonin në zgjedhjet afatmesme ku Trump nuk është në fletëvotim. Tani demokratët po përpiqen t’i largojnë votuesit nga republikanët duke u përqendruar te strehimi i përballueshëm — çështje që sipas sondazhit të POLITICO-s mbetet prioriteti kryesor për 56% të amerikanëve. Si në nëntor, strehimi i përballueshëm ishte në qendër të zgjedhjeve të posaçme në Tennessee dhe Behn e përfshinte rregullisht këtë temë në fushatën e saj.

Albania News Agency Albania News Agency

 

facebook sharing button Facebook
twitter sharing button Tweeter
whatsapp sharing button Whatsapp