Deniz polisinden Adalar çevresinde 'deniz taksi' denetimi

Të dielën, pasi temperaturat ranë nën minus 35 gradë, u anuluan të gjitha fluturimet nga Aeroporti i Kittilës në Laplandë drejt destinacioneve si Londra, Bristoli, Mançesteri, Parisi dhe Amsterdami.

Sipas parashikimeve të Institutit Meteorologjik të Finlandës, të hënën pritet që temperaturat të bien deri në minus 39 gradë, ndaj parashikohet që problemet të vazhdojnë.

Moti jashtëzakonisht i ftohtë e bën të vështirë procesin e çakullimit të akullit të avionëve, ndërsa pajisjet tokësore të mirëmbajtjes dhe furnizimit me karburant mund të ngrijnë.

Operatori i aeroporteve Finavia i tha transmetuesit publik Yle se lagështia në ajër krijon akull të rrëshqitshëm, duke e përkeqësuar edhe më shumë situatën.

Laplanda, që përfshin pjesë të veriut të Norvegjisë, Suedisë dhe Finlandës, njihet për të ftohtin dhe borën. Sipas të dhënave të bordit turistik të Finlandës, temperatura mesatare e dimrit në Laplandën finlandeze zakonisht është rreth minus 14 gradë, ndërsa herë pas here bie deri në minus 30 gradë.

Aeroporti i Kittilës shërben kryesisht për udhëtarët që shkojnë në qendrat e afërta të skive dhe për ata që duan të shohin Dritat Veriore, ndërsa aeroporti më jugor i Rovaniemit është pika “zyrtare” e mbërritjes për vizitorët e shtëpisë folklorike të Babagjyshit të Vitit të Ri.

Moti i ftohtë i ka bërë rrugët veçanërisht të rrezikshme dhe Fintraffic ka lëshuar paralajmërime për ngrica në rajon.

Sipas Yle, duke iu referuar policisë lokale, të dielën në mëngjes një autobus me pasagjerë ukrainas ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në hendek. Nuk u raportuan lëndime serioze.

Të ftohtit i pazakontë në Laplandë përkon me një stuhi që ka prekur Evropën Veriore, duke sjellë kushte dimërore dhe ndërprerje të transportit në Mbretërinë e Bashkuar, Francë dhe Gjermani.

Albania News Agency Albania News Agency

 

facebook sharing button Facebook
twitter sharing button Tweeter
whatsapp sharing button Whatsapp