Tregtia e shërbimeve e Kinës u rrit me 8,3 për qind në gjysmën e parë të vitit
Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Tregtisë e Kinës, tregtia e shërbimeve e vendit u rrit me 8,3 për qind në gjysmën e parë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në 3 trilionë e 779 miliardë e 750 milionë juanë (rreth 556,5 miliardë dollarë amerikanë).
Në periudhën janar-qershor, eksportet e shërbimeve u rritën me 17,6 për qind në baza vjetore duke arritur në 1 trilion e 504 miliardë e 700 milionë juanë, ndërsa importet e shërbimeve u rritën me 2,9 për qind në 2 trilionë e 275 miliardë e 50 milionë juanë.
Deficiti i tregtisë së shërbimeve arriti në 770 miliardë e 350 milionë juanë, një ulje prej 161 miliardë e 420 milionë juanësh krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Vëllimi i importeve dhe eksporteve të shërbimeve me intensitet të lartë njohurish u rrit me 6,7 për qind në baza vjetore, duke arritur në 1 trilion e 663 miliardë e 400 milionë juanë. Ky nivel përbënte 44 për qind të tregtisë totale të shërbimeve.
Në periudhën janar-qershor, eksportet e shërbimeve të udhëtimit u rritën me 31,1 për qind në 229 miliardë e 200 milionë juanë, ndërsa importet e shërbimeve të transportit u rritën me 30,4 për qind duke arritur në 498 miliardë e 100 milionë juanë.
Albania News Agency Albania News Agency