Deniz polisinden Adalar çevresinde 'deniz taksi' denetimi

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se ka mbërritur në Stamboll së bashku me delegacionin që e shoqëron për të zhvilluar bisedime me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Zelensky theksoi se gjatë bisedimeve do të diskutohen forcimi i sigurisë së popullit ukrainas, zhvillimi i partneritetit dypalësh me Turqinë dhe mundësitë për një zgjidhje diplomatike. Ai shtoi se në rendin e ditës do të jenë edhe çështje të rëndësishme që lidhen me transportin detar në Detin e Zi.

Zelensky njoftoi gjithashtu se gjatë vizitës së tij në Stamboll është planifikuar një takim me Patriarkun Ekumenik Bartolomeu. Ai falënderoi të gjithë ata që mbështesin Ukrainën.

Albania News Agency Albania News Agency

 

facebook sharing button Facebook
twitter sharing button Tweeter
whatsapp sharing button Whatsapp