Deniz polisinden Adalar çevresinde 'deniz taksi' denetimi

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, njoftoi se Rusia kreu sulme në rajone të ndryshme të Ukrainës gjatë gjithë natës dhe në orët e mëngjesit.

Zelensky tha se në Kharkiv katet e dytë dhe të katërt të një pallati shumëkatësh u shkatërruan pjesërisht, ndërsa në Kiev banesa, infrastruktura e komunikimit dhe pikat e karburantit u dëmtuan për shkak të sulmeve me mjete ajrore pa pilot. Ai bëri të ditur gjithashtu se në kryeqytet u shkatërrua një kafene dhe u tentua t'i vihej zjarri një tregu ushqimor.

Zelensky deklaroi se në rajonin e Odesës u sulmua një anije me flamurin e Palaut, ndërsa në rajonin e Zhytomyrit u dëmtua një fabrikë akulloresh. Ai tha se banesat u vunë në shënjestër në rajonet Sumy, Rivne, Kharkiv dhe Odesa, ndërsa infrastruktura kritike u godit në rajonet Vinnytsia, Dnipro, Khmelnytskyi dhe Zaporizhzhia.

Zelensky tha se dhjetëra persona u plagosën në sulme, ndërsa vetëm në Kharkiv u plagosën 28 persona, përfshirë 9 fëmijë. Në rajonin e Kievit humbën jetën 2 persona, njëri prej të cilëve ishte shtetas i Azerbajxhanit.

Udhëheqësi ukrainas falënderoi ata që nuk heshtin përballë asaj që po ndodh dhe ata që po përgatisin paketa mbështetjeje për Ukrainën, duke theksuar se ndihma për mbrojtjen ajrore, mbështetjen energjetike dhe mbulimin e deficitit buxhetor forcon qëndrueshmërinë e vendit.

Albania News Agency Albania News Agency

 

facebook sharing button Facebook
twitter sharing button Tweeter
whatsapp sharing button Whatsapp