Deniz polisinden Adalar çevresinde 'deniz taksi' denetimi

Në kuadër të 55-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike midis Turqisë dhe Kinës, Ansambli i Vallëzimit dhe Muzikës i Universitetit të Gjuhëve të Huaja të Pekinit performoi në Fethiye të provincës Muğla.

Në Teatrin Antik Telmessos u prezantua gala „Harmonia e Rrugës së Mëndafshit“.

Grupi, i cili interpretoi edhe këngë tradicionale kineze, këndoi këngën „Üsküdar'a gider iken“ në gjuhën kineze dhe turke.

Performanca e ansamblit u prit me duartrokitje të mëdha nga publiku.

Veprimtaria, e zhvilluar në një atmosferë historike, u ndoq me interes të madh nga artdashësit.

Veprimtarinë e ndoqën ambasadori i Kinës në Ankara Jiang Xuebin, prefekti i Fethiye Fatih Akkaya, nënkryetarët e bashkisë Sabri Oğuz Bolelli dhe Veli Uysal, si dhe shumë artdashës.

Albania News Agency Albania News Agency

 

facebook sharing button Facebook
twitter sharing button Tweeter
whatsapp sharing button Whatsapp