Baroni më i kërkuar i drogës në Meksikë, El Mencho, u vra
Njeriu më i kërkuar në Meksikë, lideri i kartelit të drogës “Jalisco New Generation” (CJNG), Nemesio Oseguera Cervantes, u vra si rezultat i një operacioni.
Sipas BBC-së, Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur si “El Mencho”, u vra të dielën gjatë një operacioni ushtarak në shtetin Jalisco.
SHBA kishte ofruar më parë një shpërblim prej 15 milionë dollarësh për kapjen e El Mencho.
Departamenti Amerikan i Shtetit lëshoi paralajmërim për qëndrim në shtëpi në shtetet Jalisco dhe Tamaulipas, si dhe në disa zona të shteteve Michoacán, Guerrero dhe Nuevo León.
Albania News Agency Albania News Agency