Deniz polisinden Adalar çevresinde 'deniz taksi' denetimi

Sipas Zyrës së Sherifit të Qarkut Nevada, orteku u raportua rreth orës 11:30 sipas kohës lokale në zonën Castle Peak pranë qytetit Truckee.

Grupi prej 16 personash përbëhej nga katër udhërrëfyes dhe 12 klientë. Kushtet e motit mbeten të rrezikshme dhe mundësia për ortekë të tjerë është e lartë.

Sherifi tha se janë angazhuar “ekipe shpëtimi me ski jashtëzakonisht të afta” nga dy qendra skish aty pranë. Ai shtoi se gjashtë të mbijetuarit e njohur janë udhëzuar “të strehohen në vend, sa të lejojnë kushtet”.

Në një deklaratë të publikuar pasdite të martën në Facebook, sherifi tha: “Të paktën gjashtë skitarë i mbijetuan ortekut dhe qëndruan në zonën e ortekut duke pritur shpëtim; dhjetë skitarët e tjerë, në kohën e kësaj deklarate, ende nuk ishin gjetur.”

Sherifi tha gjithashtu: “U angazhua edhe një ekip SnoCat”, duke iu referuar mjeteve me zinxhirë për lëvizje në dëborë, të cilat zakonisht përdoren në qendrat e skive për rrafshimin e dëborës.

Ekspertë nga qendra e afërt Boreal Mountain Ski Resort dhe Alder Creek Adventure Center gjithashtu po përpiqen të arrijnë zonën.

Në deklaratë thuhej: “Aktualisht operacioni i shpëtimit po vazhdon me 46 ekipe të reagimit të parë emergjent. Kushtet e motit vazhdojnë të jenë jashtëzakonisht të rrezikshme.”

Për shkak të erërave të forta dhe dukshmërisë së ulët, qendra e skive vendosi të mbyllet të martën.

Stuhia mbylli gjithashtu shumë autostrada, përfshirë Interstate 80 dhe Highway 50.

Albania News Agency Albania News Agency

 

facebook sharing button Facebook
twitter sharing button Tweeter
whatsapp sharing button Whatsapp