Deniz polisinden Adalar çevresinde 'deniz taksi' denetimi

Zyrtarët ukrainas thonë se tubacioni Druzhba u mbyll pasi u dëmtua gjatë një sulmi rus në janar, gjë që zemëroi aleatët e Kremlinit, Orbán dhe kryeministrin sllovak Robert Fico.

Orbán shkroi të premten në Facebook: “Për sa kohë që Ukraina bllokon tubacionin Druzhba, Hungaria do të bllokojë kredinë e luftës prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën. Nuk do të lejojmë që të na bëhet presion!”

Ministrja e Ekonomisë e Sllovakisë, Denisa Sakova, tha se Ukraina e ka shtyrë rifillimin e dërgesave të naftës deri më 24 shkurt. Të mërkurën, Fico shpalli gjendje të jashtëzakonshme lidhur me furnizimin dhe kërcënoi me masa hakmarrëse kundër Ukrainës nëse tubacioni nga Rusia drejt Sllovakisë dhe Hungarisë nuk rihapet.

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, konfirmoi në X se janë kundër kredisë së BE-së, duke thënë: “Ukraina po shkel Marrëveshjen e Asociimit BE-Ukrainë dhe angazhimet e saj ndaj Bashkimit Evropian duke bllokuar tranzitin e naftës drejt Hungarisë përmes tubacionit Druzhba. Nuk do t’i nënshtrohemi këtij shantazhi.”

Albania News Agency Albania News Agency

 

facebook sharing button Facebook
twitter sharing button Tweeter
whatsapp sharing button Whatsapp