Deniz polisinden Adalar çevresinde 'deniz taksi' denetimi

Përmbytjet e shkaktuara nga një ciklon i rrallë në nëntor sollën vdekjen e mbi 1 000 personave në të gjithë ishullin Sumatra dhe zhvendosjen e qindra mijëra njerëzve. Në Aceh, provinca më e goditur ku ndodhi pothuajse gjysma e viktimave, shumë njerëz ende nuk kanë qasje të lehtë në ujë të pijshëm, ushqim, energji elektrike dhe furnizime mjekësore.

Të enjten e kaluar, dhjetëra protestues u mblodhën në Banda Aceh, kryeqytetin e Acehut, duke valëvitur flamuj të bardhë dhe duke kërkuar që qeveria qendrore të hapë dyert për ndihmë të huaj.

Në mesin e turmës ishte edhe një vajzë e vogël që mbante një letër ku shkruhej: “Jam vetëm tre vjeçe dhe dua të rritem në një botë të sigurt dhe të qëndrueshme”.

Flamujt e bardhë, që zakonisht shihen si simbol dorëzimi, valëviten nga protestuesit mbi çati të dëmtuara, brigje lumenjsh të gërryer dhe jashtë xhamive. Sipas protestuesve, këta flamuj janë një thirrje për solidaritet ndërkombëtar.

Autoritetet provinciale kërkuan ndihmë nga Kombet e Bashkuara dhe guvernatori i Acehut deklaroi se pret ndihmë “nga kushdo dhe kudo”.

Megjithatë, presidenti Prabowo Subianto këmbënguli se situata është “nën kontroll” dhe refuzoi ndihmën e huaj, duke thënë se Indonezia mund ta përballojë këtë fatkeqësi.

Albania News Agency Albania News Agency

 

facebook sharing button Facebook
twitter sharing button Tweeter
whatsapp sharing button Whatsapp