Deniz polisinden Adalar çevresinde 'deniz taksi' denetimi

Ministria e Jashtme e Katarit dënoi hyrjen e ministrit izraelit të Mbrojtjes, Israel Katz, në territorin sirian dhe shkeljen e kufijve ndërkombëtarë.

Në deklaratën e ministrisë u theksua se kjo hyrje përbën shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës Arabe Siriane.

Katari i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të veprojë urgjentisht për të siguruar respektimin nga Izraeli të vendimeve të legjitimitetit ndërkombëtar dhe për t’i dhënë fund sulmeve të përsëritura ndaj territorit sirian.

Në deklaratë u tërhoq vëmendja veçanërisht ndaj rëndësisë së respektimit të marrëveshjes së armëpushimit të vitit 1974, ndërsa u theksua nevoja për të parandaluar përshkallëzimin dhe tensionet në rajon.

Ministria e Jashtme e Katarit përsëriti mbështetjen e vendit për ruajtjen e sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit territorial të Sirisë.

Ministria njoftoi gjithashtu se do të vazhdojë mbështetja për garantimin e sigurisë, stabilitetit dhe mirëqenies së popullit sirian.

Albania News Agency Albania News Agency

 

facebook sharing button Facebook
twitter sharing button Tweeter
whatsapp sharing button Whatsapp