Deniz polisinden Adalar çevresinde 'deniz taksi' denetimi

Katari njoftoi se mirëpret integrimin e Forcave Demokratike Siriane (SDF) në institucionet ushtarake të Republikës Arabe Siriane.

Në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme të Katarit thuhet se ky zhvillim përbën një hap të rëndësishëm për forcimin e paqes civile, sigurisë dhe stabilitetit, si dhe për ndërtimin e një shteti të bazuar në institucione dhe sundimin e ligjit.

Katari rikonfirmoi qëndrimin e tij se stabiliteti dhe mirëqenia e Sirisë do të forcohen nëse shteti ka një ushtri të vetme që përfaqëson të gjithë sirianët dhe mban monopolin e përdorimit të forcës.

Në deklaratë u theksua se kjo qasje do të kontribuojë në mbrojtjen e sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit territorial të Sirisë.

Ministria e Jashtme e Katarit bëri të ditur gjithashtu se vlerëson qasjen e Sirisë dhe përpjekjet e përbashkëta për të bashkuar të gjitha segmentet e popullit sirian nën autoritetin e shtetit.

Katari rikonfirmoi gjithashtu mbështetjen e tij për sovranitetin e Sirisë. Administrata e Dohas përsëriti po ashtu mbështetjen e plotë për aspiratat e popullit sirian për liri, zhvillim dhe mirëqenie.

Albania News Agency Albania News Agency

 

facebook sharing button Facebook
twitter sharing button Tweeter
whatsapp sharing button Whatsapp