Deniz polisinden Adalar çevresinde 'deniz taksi' denetimi

Komisionerja e BE-së për Barazi, Gatishmëri dhe Menaxhim të Krizave, Lahbib, theksoi se siguria e furnizimit me energji dhe qëndrueshmëria e Ukrainës mbeten ndër prioritetet kryesore të Bashkimit Evropian.

Duke vënë në dukje se Mekanizmi i Mbrojtjes Civile i Bashkimit Evropian ka përfunduar me sukses operacionin e tij më të madh të vetëm deri më sot, në kuadër të të cilit një termocentral i tërë është transportuar nga Lituania në Ukrainë, Lahbib u shpreh:

“Në kuadër të këtij operacioni u realizuan 145 dërgesa, u transportuan gjithsej 2.418 ton pajisje, u kryen 40 transporte jashtë përmasave standarde dhe procesi u zhvillua përmes një koordinimi intensiv dhe të kujdesshëm gjatë 11 muajve. Ky operacion u realizua për të garantuar qëndrueshmërinë e sistemit energjetik të Ukrainës, pavarësisht sulmeve të pandërprera të Federatës Ruse ndaj infrastrukturës energjetike.”

Lahbib shtoi: “Shpreh falënderimet dhe vlerësimin tim për të gjitha qeveritë, në veçanti për Lituaninë, si dhe për institucionet përkatëse, palët e interesuara dhe stafin e angazhuar që kontribuan në këtë operacion të rëndësishëm.”

Albania News Agency Albania News Agency

 

facebook sharing button Facebook
twitter sharing button Tweeter
whatsapp sharing button Whatsapp