Deniz polisinden Adalar çevresinde 'deniz taksi' denetimi

Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grlić Radman, u takua me ministrin shqiptar për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Shqipëri.

Gjatë takimit, palët riafirmuan miqësinë tradicionale dhe marrëdhëniet e ngushta mes Kroacisë dhe Shqipërisë, ndërsa Kroacia përsëriti mbështetjen e saj për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe angazhimin ndaj politikës së zgjerimit të BE-së të bazuar në merita.

Ministrat diskutuan gjithashtu zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik, forcimin e lidhjeve të transportit, projektet energjetike dhe infrastrukturore, bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, si dhe punën e përbashkët në fushat e sigurisë, menaxhimit të migracionit dhe mbrojtjes së Detit Adriatik.

Albania News Agency Albania News Agency

 

facebook sharing button Facebook
twitter sharing button Tweeter
whatsapp sharing button Whatsapp