Ministri i Jashtëm i Brazilit Vieira do të vizitojë Kinën
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës, Mao Ning, njoftoi se ministri i Jashtëm i Brazilit Mauro Vieira do të vizitojë Kinën nga 31 maji deri më 2 qershor me ftesë të ministrit të Jashtëm të Kinës Wang Yi.
Mao Ning, në konferencën e zakonshme për shtyp të mbajtur sot, në përgjigje të një pyetjeje të një gazetari, deklaroi se Kina dhe Brazili janë vendet më të mëdha në zhvillim respektivisht në hemisferën lindore dhe perëndimore dhe se të dyja janë anëtare të rëndësishme të BRICS dhe Jugut Global. Mao theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve kanë qenë prej kohësh në një pozitë udhëheqëse në marrëdhëniet e Kinës me vendet në zhvillim.
Mao Ning bëri të ditur se gjatë kësaj vizite Wang Yi dhe Mauro Vieira do të bashkëkryesojnë Dialogun e 5-të Strategjik Gjithëpërfshirës të Ministrave të Jashtëm Kinë-Brazil.
Zëdhënësja kineze shprehu shpresën se Kina do të forcojë besimin politik dhe strategjik reciprok mes dy vendeve, do të avancojë ndërtimin e komunitetit të fatit të përbashkët Kinë-Brazil, do të marrë përgjegjësinë për promovimin e solidaritetit dhe bashkëpunimit mes vendeve të Jugut Global dhe do të kontribuojë për paqen dhe stabilitetin botëror me forcën Kinë-Brazil.
Albania News Agency Albania News Agency