Deniz polisinden Adalar çevresinde 'deniz taksi' denetimi

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, u takua në Dyseldorf me ministrin për Evropën, Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Median të Nordrhein-Westfalenit, Nathanael Liminski.

Në kuadër të takimit, palët nënshkruan një Deklaratë Synimi për Bashkëpunim që mbulon periudhën 2026–2030.

Marrëveshja synon të forcojë më tej partneritetin midis Maqedonisë së Veriut dhe Nordrhein-Westfalenit, një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike dhe industriale të Gjermanisë.

Ministri Mucunski deklaroi se dokumenti pasqyron angazhimin e ndërsjellë për thellimin e marrëdhënieve ekonomike, rritjen e bashkëpunimit ndërmjet bizneseve dhe krijimin e mundësive të reja për investime dhe zhvillim.

Gjatë takimit u shpreh gjithashtu kënaqësia për mbështetjen që Nordrhein-Westfaleni i jep procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

Albania News Agency Albania News Agency

 

facebook sharing button Facebook
twitter sharing button Tweeter
whatsapp sharing button Whatsapp