Deniz polisinden Adalar çevresinde 'deniz taksi' denetimi

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi se pak kohë më parë Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë nisur një operacion.

Netanyahu falënderoi Trumpin për udhëheqjen e tij dhe shtoi: “Rejimi i Ajatollahëve ka thirrur “vdekje Izraelit”, “vdekje Amerikës” për 47 vjet. Ai ka derdhur gjakun tonë, ka vrarë shumë amerikanë dhe ka masakruar popullin e vet. Ky regjimi terrorist mizor nuk duhet të pajiset me armë bërthamore që mund t’i japin mundësinë të kërcënojë gjithë njerëzimin.”

Netanyahu gjithashtu shtoi se veprimet e përbashkëta do të krijojnë kushtet e nevojshme për popullin iranian që të marrë fatin në duar dhe shtoi:

“Ka ardhur koha që të gjithë shtresat e popullit iranian – persët, kurdët, azërët, beluçët dhe ahvazët – të heqin zgjedhën e shtypjes dhe të krijojnë një Iran të lirë dhe paqësor. Populli izraelit, ju lutem ndiqni udhëzimet e Komandës së Frontit të Brendshëm.”

Albania News Agency Albania News Agency

 

facebook sharing button Facebook
twitter sharing button Tweeter
whatsapp sharing button Whatsapp