Numri i pasagjerëve të transportuar me avion në Kinë u rrit me 3,9 për qind në korrik
Administrata e Aviacionit Civil të Kinës njoftoi se muajin e kaluar numri i pasagjerëve të transportuar me avion në të gjithë vendin u rrit me 3,9 për qind, duke arritur në 74 milionë e 629 mijë, ndërsa norma e zënies në fluturimet e planifikuara ishte 86,3 për qind.

Sipas statistikave kryesore operative për muajin korrik, të publikuara sot nga institucioni, numri i pasagjerëve të transportuar në fluturimet e brendshme u rrit me 4,1 për qind në bazë vjetore, duke arritur në 67 milionë e 369 mijë. Në të njëjtën periudhë, numri i pasagjerëve në fluturimet ndërkombëtare u rrit me 2,3 për qind, në 7 milionë e 260 mijë.
Nga ana tjetër, të dhënat treguan se vëllimi i ngarkesave dhe postës së transportuar me avion në korrik ra me 0,3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke zbritur në 864 mijë tonë.
Albania News Agency Albania News Agency