Deniz polisinden Adalar çevresinde 'deniz taksi' denetimi

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Andrii Sybiha bëri një deklaratë lidhur me sulmet me raketa dhe mjete ajrore pa pilot të kryera nga Rusia në të gjithë Ukrainën.

Duke tërhequr vëmendjen ndaj shkatërrimit gjatë natës, Sybiha tha: “Ishte një natë e tmerrshme dhe pa gjumë në Ukrainë. Në rajonin e Kievit të paktën katër persona humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën. Rusia nisi një sulm të madh me dhjetëra raketa balistike dhe qindra dronë që kishin në shënjestër civilët dhe infrastrukturën”.

Sybiha pretendoi se sulmet po inkurajohen nga mungesa e reagimit ndërkombëtar: “Çdo shpërthim që tronditi Ukrainën mbrëmë është rezultat i drejtpërdrejtë i ndjenjës së pandëshkueshmërisë së Rusisë. Rusia refuzon të përfundojë luftën. Në vend të kësaj ajo vazhdon agresionin kundër Ukrainës dhe mbështet përhapjen e terrorit iranian në Lindjen e Mesme”.

Duke vazhduar kritikat ndaj qasjeve diplomatike, ministri Sybiha tha: “Politika e qetësimit nuk ka sjellë kurrë paqe. Ajo mund të çojë vetëm në përhapjen e terrorit dhe luftës. Qëndrimi i Ukrainës ka qenë gjithmonë i qartë dhe vazhdon të jetë i tillë”.

Albania News Agency Albania News Agency

 

facebook sharing button Facebook
twitter sharing button Tweeter
whatsapp sharing button Whatsapp