Kina i bën thirrje BE-së për dialog dhe konsultime
Ministria e Tregtisë e Kinës deklaroi se nëse BE-ja ndërmerr masa diskriminuese kufizuese ndaj ndërmarrjeve kineze ose produkteve me origjinë kineze, do të merren me vendosmëri kundërmasa.
Zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë, He Yadong, iu përgjigj sot gjatë konferencës së rregullt për shtyp një pyetjeje lidhur me përshpejtimin e përgatitjeve të Komisionit Evropian për një instrument të ri tregtar kundër të ashtuquajturit problem të mbikapacitetit të Kinës.
Zëdhënësi He deklaroi: “Nëse për shkak të suficitit tregtar vendoset etiketa ‘mbikapacitet’, atëherë a do të thotë kjo se automjetet, ilaçet, verërat dhe produktet kozmetike të eksportuara nga BE-ja kanë gjithashtu problem ‘mbikapaciteti’?”
He Yadong kujtoi se disa vende po kryejnë hetime lidhur me problemin e “mbikapacitetit” në BE dhe theksoi se BE-ja nuk duhet të zbatojë standarde të dyfishta, veçanërisht në raste të tilla.
He tha: “Ne i bëjmë thirrje BE-së të përballet me faktet, të rikthehet në rrugën e dialogut dhe konsultimeve dhe të ndërmarrë hapa që do të përfitojnë vërtet zhvillimin e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike midis Kinës dhe BE-së. Nëse BE-ja këmbëngul në vendosjen e të ashtuquajturit instrument i ri tregtar dhe ndërmerr masa diskriminuese kufizuese ndaj ndërmarrjeve kineze ose produkteve me origjinë kineze, ne jemi të vendosur të marrim kundërmasa.”
Albania News Agency Albania News Agency