Deniz polisinden Adalar çevresinde 'deniz taksi' denetimi

Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski, në një deklaratë mbi zhvillimet e fundit në luftën Rusi-Ukrainë, tërhoqi vëmendjen mbi praninë e trupave të Koresë së Veriut në anën e Rusisë dhe pasojat e rrezikshme të kësaj situate.

Zelenski theksoi se ushtarët e Koresë së Veriut po trajnohen në teknologjitë moderne të luftës: “Aktualisht në territorin e Rusisë ndodhen 10 mijë ushtarë të Koresë së Veriut. Është jashtëzakonisht e rrezikshme që ata të fitojnë njohuri mbi luftën moderne hibride. Ata dinë si të mbrohen kundër raketave dhe llojeve të ndryshme të mjeteve ajrore pa pilot, përfshirë dronët me fibra optike.”

Zelenski theksoi se këta ushtarë po e fitojnë këtë përvojë drejtpërdrejt në terren gjatë kundërsulmeve të Ukrainës: “Ata po mësojnë aktualisht në territorin e Rusisë, sepse ne po i kundërpërgjigjemi sulmeve ruse. Pra, e kapën këtë mundësi. Çfarë do të bëjnë me këtë njohuri? Të paktën do ta çojnë këtë përvojë dhe informacion në Korenë e Veriut.”

Albania News Agency Albania News Agency

 

facebook sharing button Facebook
twitter sharing button Tweeter
whatsapp sharing button Whatsapp