Xi bëri thirrje për modernizimin e mbrojtjes kombëtare dhe forcave të armatosura
Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK), Xi Jinping, bëri thirrje për forcimin e udhëheqjes politike dhe avancimin e zhvillimit të bazuar në inovacion për të përshpejtuar modernizimin cilësor të mbrojtjes kombëtare dhe forcave të armatosura.
Xi i bëri këto deklarata dje gjatë drejtimit të sesionit të 27-të studimor të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së.
Xi theksoi se duhet të përmbushen objektivat e vendosura për 100-vjetorin e themelimit të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës, që do të shënohet në vitin 2027, si dhe të arrihet “përparim vendimtar” në modernizimin e mbrojtjes kombëtare dhe forcave të armatosura.
Duke vënë në dukje rëndësinë e përshpejtimit të modernizimit të mbrojtjes kombëtare dhe forcave të armatosura, Xi tha se ky hap do të ofrojë mbështetje të fuqishme strategjike për ndërtimin e një shteti të madh dhe rilindjen e kombit përmes modernizimit me karakteristika kineze.
Ky sesion u mbajt në prag të përvjetorit të themelimit të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës, që festohet më 1 gusht. Në emër të Komitetit Qendror të PKK-së dhe Komisionit Qendror Ushtarak, Xi uroi për festën të gjithë pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës dhe të Policisë së Armatosur Popullore, si dhe forcat rezervë dhe milicitë.
Albania News Agency Albania News Agency